Kryeministri Edi Rama inauguron spitalin ultramodern të kirurgjisë në QSUT (FOTO)

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
13 Janar 2020, 13:37

TIRANE- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inauguar spitalin e ri ultramodern të kirurgjisë e cila është ringritur në godinën e vjetër në QSUT.

"Nje spital ultramodern për kirurgjinë - Pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT, kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor.

Spitali i ri “Frederik Shiroka” çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri.

• 7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë

• Aparatura mjekesore të teknologjisë së fundit

• Njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale

• Laborator i nivelit të lartë teknologjik

• 120 shtreter dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët", shkruan Rama.