Rama e Kurti shkëmbejnë mesazh me letër në Kuvendin e Prishtinës, do takohen bashkë pas mbledhjes së përbashkët!

7 / 7
1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
1 / 7
20 Dhjetor 2024, 14:17

Report tv bën me dije se kryeministri Edi Rama do të takohet me kryeministrin Albin Kurti pas mbledhjes së përbashkët mes dy kuvendeve. Takimi do të jetë tek Qeveria e Kosovës.

Gazetarja e Report Tv Esiona Konomi e cila po ndjek nga afër takimin e dy kuvendeve në Prishtinë, zbuloi dhe detaje nga ajo çfarë nuk është parë nga kamerat por nga brenda ambienteve të Kuvendit.

Kryeministri Rama në një moment iu drejtua kryeministrit Kurti përmes një letre e cila iu pëcoll këtij të fundit përmes një punonjësi të kuvendit. Në një moment Kurti refuzoi ta lexonte dhe e la mënjanë por më pas e hapi I bëri disa shenja kryeministrit Rama. Më pas Rama u largua dhe mungoi për 30 minuta dhe u kthye në kuvend.