Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, në kuadër të 'Forumit Ekonomik' që do të mbahet nesër. Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në video shihet edhe një qytetare e cila përshëndet shqip, kryeministrin Rama si dhe në gjuhën sllave liderët e tjerë dhe u kërkon që të bëjnë një foto së bashku. Kryeministri sakaq thirret edhe nga një qytetar nga ana e rrugës i cili është ulur në lokal 'O Edo' dhe përshëndetet nga kreu i qeverisë.











