TIRANE-Një ditë pas lëvizjeve të mëdha në qeveri, kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm për rreth 90 minuta Kryesinë e partisë. Report Tv sjell pamjet teksa anëtarët e Kryesisë, mes tyre ministrat e rinj dhe të larguarit futen në seli. Sipas burimeve të Report Tv në mbledhje u diskutua për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit. Ndërkohë që dje u miratua edhe ngritja e një grupi pune për hartimin e Statutit të ri të Partisë Socialiste.
Takimi i sotëm erdhi pas mbledhjes së djeshme të asamblesë, ku kreu i qeverisë njoftoi 9 ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash. Kryeministri Edi Rama shkarkoi në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku u largua Senida Mesi dhe në vend të saj u emërua Erion Braçe.
Ndërkohë që është rikthyer Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku u emërua Elisa Spiropali. Nga furtuna kanë shpëtuar, Sandër Lleshaj, Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për bërjen e detyrave, në të kundërt, tha ai, do shkarkohen









