Rama: 'Me zero lek nga buxheti', rikonstruktohet Stadiumi i Burrelit (FOTO)

1 / 17
2 / 17
3 / 17
4 / 17
5 / 17
6 / 17
7 / 17
8 / 17
9 / 17
10 / 17
11 / 17
12 / 17
13 / 17
14 / 17
15 / 17
16 / 17
17 / 17
15 Shtator 2019, 11:33

Futbolli shqiptar brenda një harku kohor shumë të shkurtër do të ketë një tjetër stadium të rikonstruktuar. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar ndryshimin q ëka pësuar stadiumi i Burrelit brenda një harku kohor të shkurtër prej 40 ditësh.

Kryeministri ka postuar foto të stadiumit si ishte dhe ndryshimin që ka pësuar brenda kësaj periudhe kohore. Rama thotë se për investimin është janë dhënë zero lek nga buxheti, duke lënë të nënkuptohet se paratë janë siguruar nga bizneset e këtij qyteti.

Postimi i Kryeministrit Rama

"40 DITE TRANSFORMUESE e kthyen Stadiumin e Burrelit, nga një shembëlltyrë të lemeritshme të rrënimit të si s’ka më keqshëm, në një shembull kuptimplotë të dëshirës së madhe për të bërë ndryshimin, me shpenzime të vogla (zero lek nga buxheti), vullnet të mirë, bashkëpunim me biznesin dhe punë të përkushtuar të bashkisë së ringjallur prej 30 qershorit

Një bravo të madhe kryebashkiakut të ri, punonjësve të bashkisë dhe komunitetit të biznesit në Bashkinë e Matit."