Rama në Bruksel, takon Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi! Shoqërohet nga Mazi, Xhaçka dhe Balla

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
1 Mars 2021, 13:31

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Bruksel për këshillin e 11 të Stabilizim Asociimit.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shpërndarë në rrjete sociale foto nga Brukseli, ku vihet re se Rama ka takuar Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe komisionerin europian për zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në këtë takim Rama shoqërohet nga ministrja Olta Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi.

  •