Rama në samitin e Liderëve të Ballkanit Perendimor dhe BE: Të hapet rruga e pranimit të rajonit në tregun unik europian! BE të na përgatisë udhërrëfyes të qartë

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
16 Maj 2024, 10:51

Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se BE duhet të integrojë rajonin në portofolin dixhital europian por dhe tregun unik te rajonit. 

'Na duhet të punojmë mbi mundësinë e planit të rritjes për të përgatitur vetveten për tu integruar në tregun e përbashkët që është shtylla e parë e planit. Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit dixhital europian. Ne synojmë të jemi gati në 2027, presim që komisioni të finalizojë udhërrëfyesin të kemi një shteg të qartë përpara. Jemi gati për t’u bërë pjesë e tregut europian tha Rama. 

"Nuk duhet të presim të gjitha reformat në BE të përfundojnë  reformat të përfundojnë, duhet të hapim rrugën për pranimin e rajonit në tregun unik europian" theksoi Rama.

"Jam mjaft i zhgënjyer që Mali i Zi na mirëpriti me shiun gjerman e jo me diell' tha Rama me batutë në nisje të fjalës së tij para samitit" tha Rama me batutë në fillim të samitit duke shtuar "Shpresoj që brenda vitit transfertat financiare të qytetarëve tanë nga BE të jenë shumë më të lira "

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

Samiti është i konceptuar në dy panele, përkatësisht: “Angazhimi dhe planet e së ardhmes”, si dhe “Kontributi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal”, me pjesëmarrjen liderëve të rajonit, si dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Në Samit janë  të pranishëm drejtues e përfaqësues të organizatave partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian,etj.

Në nisje të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama dhe liderët e tjerë të rajonit u pritën nga Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajić.

S.Ç/Shqiptarja.com