Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron u prit nga homologia japoneze Sanaee Takaichi në një ceremoni ku u intonuan himnet e dy vendeve.
Pas nderimit të himneve, të dy liderët parakaluan para trupave ushtarakë të veshur me të bardha që mbanin në duar flamujt e Shqipërisë dhe Japonisë. Kryeministrja japoneze takoi gjithashtu edhe anëtarët e delegacionit të Shqipërisë, duke takuar ministren Delina Ibrahimaj, Ervin Demo etj.
Pas shtrëngimit të duarve, të dy delegacionet u ulën përballë tjetrit në një sallë gjigande.








