TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale një bisedë me një qytetarë, ku i ka kërkuar ndihmë kreut të qeverisë për të hequr një grumbull me leshterikë. Pas mesazhit, ky problem ka gjetur zgjidhje. Nëpërmjet këtij postimi, Rama ka ftuar qytetarët që të denoncojnë që të gjitha pakënaqësitë që kanë, si një bashkëpunues në qeverisjen e vendit.
Ndërkohë më herët, sa i përket aksionit anti-informalitet, shefi i kabintetit qeveritar ka bërë të ditur se në aplikacion kanë mbërritur 290 denoncime, ndonëse ka vetëm pak ditë që është prezantuar.