Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndodhen në Londër, ku do të mbahet samiti i Procesit të Berlinit për të biseduar mbi migracionin, sigurinë dhe rritjen ekonomike. Liderët e Ballkanit Perëndimor janë pritur mbrëmjen e djeshme nga mbreti Charles III i Britanisë së Madhe.
Pritje për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor është organizuar në pallatin St James, ndërsa në fotot e publikuara nga mediat e huaja, dallohet edhe kryeministri Rama teksa i jep dorën mbretit Charles.
Në takim ka marrë pjesë edhe Albin Kurti, si edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor bashkë me kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili në foto dallohet teksa flet me Presidentin e Serbisë, Duro Macut.









