Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë

1 / 6
2 / 6
3 / 6
4 / 6
5 / 6
6 / 6
21 Janar, 19:32

ZVICËR- Shqipëria dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili njofton se marrëveshjen e ka nënshkruar me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkruan Rama.

Takimi është zhvilluar sot, 21 janar, në Davos, ku dy kryeministrat po marrin pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror.