TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u ka kthyer përgjigje një pjesë të madhe të komentuesve, të cilët e kanë cilësuar Operacionin Forca e ligjit si një "shoë",teksa tregohen skeptikë për rezultatet e saj.
Në përgjigjet që Rama u ka dhënë një e nga një komentuesve teksa video e operacionit, kreu i qeverisë ka vënë theksin në disa pika kryesore. Së pari, nuk ka për qëllim që të pengojë drejtësinë; së dytë kjo nismë nuk është "përrallë", por do ketë rezultate të vërteta dhe se kjo është rruga më e mirë për të luftuar krimin që në zanafillën e tij.











