Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme në terren për të bërë monitorim të zbatimit të urdhrave për të qëndruar në shtëpi.
Teksa po ecte në rrugë, kreu i qeverisë ka këshilluar, por me tone paksa të ashpra një të moshuar që qëndronte në shtëpi. Rama ka qenë i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.
Kryeministri Edi Rama u ka paraprirë të gjithë qytetarëve që mund ta kritikojnë përse nuk ka përdorur maska dhe doreza teksa fliste me të moshuarit.
"Duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman mos më shkruani ku e ke maskën e pse s'ke dorashka. E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi... Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur", shkruan Rama.