Raporti i Mehmet Shehut për Enver Hoxhën: Në komitetin e Partisë të Tropojës janë 10 agjentë të UDB-së

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
27 Tetor 2019, 11:55

Memorie.al publikon raportin tepër sekret të vitit 1953, ku ministri i Punëve të Brendshme, gjeneral-leitnant, Mehmet Shehu, i dërgon Komitetit Qendror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhës, “mbi veprimtarinë agjenturore e armiqësore”të dhjetë funksionarëve më të lartë të Komitetit të Partisë dhe atij Ekzekutiv të Rrethit të Tropojës, duke filluar nga kryetari Idriz Mulosmani dhe shefat e seksioneve e disa drejtorë ndërmarrjesh. Si dhe katër ushtarakët e Degës së Punëve të Brendshme të atij rrethi, të cilët akuzoheshin si agjentë të UDB-së dhe me veprimtari të theksuar armiqësore. Cilat janë disa nga akuzat ndaj tyre dhe shënimet që ka vënë Enveri në çdo fletë me dorën e tij?

Paranoja, nënshtrimi, vasaliteti, servilizmi dhe përulja deri në neveri ndaj “Baba Stalinit” e Bashkimit të madh Sovjetik, pas prishjes me Jugosllavinë e Titos në vitin 1949, e bënte udhëheqjen e lartë komuniste të Tiranës që jo vetëm ndaj kundërshtarëve të saj politikë, por edhe pas çdo zyrtari të saj apo njeriu të thjeshtë, të shikonte një armik dhe agjent të UDB-së! Kjo gjë duket qartë edhe te ky dokument i sigluar “Tepër sekret, i një rëndësie të veçantë”, (shkruhet në kapakun e dosjes), i vitit 1953, ku ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, gjeneral-leitnant Mehmet Shehu, i raporton me detaje dhe hollësira eprorit të tij, Enver Hoxhës, në një informacion të titulluar “MBI DISA ANETARE PARTIE TE RRETHIT TE BAJRAM CURRIT QE IMPLIKOHEN ME ARMIKUN”