Nëse doni të provoni një eksperiencë ndryshe, mund të vizitoni restorantin e parë nënujor në Europë.
I ndërtuar në Norvegji me një kapacitet total për 100 të ftuar, është resatoranti më i madh në të gjithë botën.
Përvec se funksionimit normal, ai funksionin edhe si një qendër kërkimore për jetën detare.
Emri i restorantit është 'Under' që norvegjisht do të thotë edhe 'poshtë' dhe 'çudi'.
Është 111 metra e gjatë dhe gjysmë e futur në ujë, me një vrazhdësi guaske prej betoni mirëpret gunga dhe leshterikë për të banuar aty.
Muret e trasha të betonit lejojnë që ajo t'i rezistojë presionit dhe tronditjes nga kushtet e detit dhe dritarja masive panoramike e restorantit ofron një pamje nga deti, pasi ndryshon gjatë gjithë stinëve dhe kushteve të ndryshme të motit.
"Under është një përparim natyror i eksperimentimit tonë me kufijtë. Një pikë referimi e re për Norvegjinë Jugore, ajo ofron kombinime të papritura të sfidave që përcaktojnë vendndodhjen fizike të një personi në mjedisin e tij", u shpreh themeluesi dhe arkitekti Snøhetta, Kjetil Trædal Thorsen.