Report Tv siguron foton e Gerjana Arapit, bashkëaksioneres së ‘International Medicare’! Klinika reklamonte transplant floku 980 euro

Gerjana Arapit, 32 vjeç, bashkëaksionerja e klinikës private International Medicare

1 / 5

Reklamimet në rrjete sociale

2 / 5

Reklamimet në rrjete sociale

3 / 5

Reklamimet në rrjete sociale

4 / 5

Reklamimet në rrjete sociale

5 / 5
4 Shtator, 15:34

Report Tv ka siguruar foton e Gerjana Arapit, 32 vjeç, bashkëaksionerja e klinikës private International Medicare, që u mbyll sot nga Policia e Tiranës pasi nuk ka deklaruar fitimet në vlerën e 1 milion eurove, dhe se shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, të skaduara dhe kontrabandë.

Ajo është e shpallur në kërkim, së bashku me turku Bilal Kara, bashkëaksioneri tjetër.

Ndërkohë, klinika reklamonte në rrjetet sociale një sërë shërbimesh që ofronin, duke nisur filleri i buzëve, transplanti i flokëve 980 euro, e shumë ndërhyrje të tjera estetike.

r.k./Shqiptarja.com