Report TV zbardh detaje/ Drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu e thirri në zyrë shefin e Financës dhe e goditi me shishe në fytyrë

Me rreth të kuq Irini Shehu, drejtoresha e spitalit në Dibër

1 / 4

Irini Shehu, drejtoresha e spitalit në Dibër

2 / 4

Irini Shehu, drejtoresha e spitalit në Dibër

3 / 4

Irini Shehu, drejtoresha e spitalit në Dibër

4 / 4
12 Shkurt, 11:10

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar mesditën e së martës në qytetin e Peshkopisë. Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, ka dhunuar shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala. Shehu e ka goditur me shishe vartësin e saj, duke i shkaktuar plagë në fytyrë. Mësohet se ajo e ka thirrur në zyrën e saj vartësin dhe në debat e sipër e ka goditur me shishe. Motivet e konfliktit janë ende të panjohura.

r.k./Shqiptarja.com