"Shtegu i gjelbër", një event i kthyer në traditë tanimë, rikthehet me edicionin e tij të gjashtë. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, mbi 100 çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë e itinerarit çiklistik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sot është dhjetëfishuar numri i atyre që përdorin biçikletat, duke ulur kështu edhe trafikun në kryeqytet.