Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nis rinumërimin e votave për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës.
Fitorja me vetëm 20 vota më shumë e Edison Memollës së socialistëve në Rrogozhinë, pas zgjedhjeve, e zhvendosi betejën për këtë bashki në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ankimoi, duke kërkuar rinumërim dhe shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës, që vulosi fitoren e Memollës.
Vetë Shkëlqim Hoxha kandidati i "Bashke Fitojme" po ndjek procesin e rinumërimit.











