Rosa mandarine femër fotografohet në ujrat shqiptare

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
29 Tetor, 22:22

Rosa mandarine femër (Aix galericulata) është fotografuar për herë të parë në ujrat shqiptare në këto ditë të fundtetorit. 

Një nga zogjtë më mahnitës , me një bukuri të fshehtë dhe elegante, me ngjyra të buta të trupit, gri-kafe me bark të bardhë dhe një brez të hollë të bardhë rreth syve, pasuron speciet e zogjve të fotografuara në Shqipëri nga gazetari Raimond Kola. 

Në Mars të vitit 2023 fotografimi i rosës mandarine mashkull në Liqenin e Tiranës ngjalli inyeresin e publikut dhe mediave kombëtare dhe ndërkombëtare.

r.k./Shqiptarja.com