Rrëshqitje dherash/ Bllokohet pika turistike në Gjinar të Elbasanit

Policia dhe Arrsh në vendmgjarje

1 / 4

Rrëshqitja e dherave

2 / 4

Rrëshqitja e dherave

3 / 4

Rrëshqitja e dherave

4 / 4
15 Shkurt 2019, 18:23

Një masiv dherash dhe gurësh kanë bllokuar aksin Elbasan-Gjinar që të çon në pikën turistike. Gjatë pasdites së sotme firma e mirëmbajtjes ka mundur të zhvendosë një pjesë të dherave, që aksi të funksionojë me një sens.

Rruga Elbasan-Gjinar u ndërtua gjatë qeverisjes se PD dhe u inaugurua në vitin 2011 dhe deri me sot ka pasur disa rrëshqitje dherash dhe gurësh duke e kthyer këtë rrugë shumë milionëshe në ankth për drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës si dhe turistët.

Për abuzimet me këtë rrugë është ende nën hetim Dashamir Xhika ish kreu i ARRSH-së, i cili vijon të jetë me masë sigurimi personal arrest shtëpie.

r.k./Shqiptarja.com