Rusja e arrestuar për spiunazh ka eksploruar disa bazat ushtarake shqiptare

Bunkieret e vjetra

1 / 25

Bunkieret e vjetra

2 / 25

Baza e Kuçovës

3 / 25

Porto Palermo

4 / 25

Foto nga baza e Pasha Limanit

5 / 25

Foto nga baza e Pasha Limanit

6 / 25

Baza e Kuçovës dhe blogerja

7 / 25

Harta e sheshit Skenderbej

8 / 25

Avionet model Mig

9 / 25

Foto nga baza e Pasha Limanit

10 / 25

Foto nga baza e Pasha Limanit

11 / 25

Foto nga baza e Pasha Limanit

12 / 25

Foto nga baza e Pasha Limanit

13 / 25

Foto nga baza e Pasha Limanit

14 / 25

Foto nga baza e Pasha Limanit

15 / 25

Foto nga baza e Pasha Limanit

16 / 25

Pajisje ushtarake

17 / 25

Avionet model Mig

18 / 25

Pajisje ushtarake

19 / 25

Pajisje ushtarake

20 / 25

Avionet Mig

21 / 25

Avion Mig

22 / 25

Baza ushtarake Pasha Liman

23 / 25

Foto nga baza ushtarake

24 / 25

Pajisje komunikimi ushtarake

25 / 25
22 Gusht 2022, 16:09

Rusja Svetlana Timofeeva e arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe e akuzuar për spiunazh së bashku me një shtetas tjetër rus dhe një ukrainas ka hyrë lirisht në të shkuarën në bazat ushtarake shqiptare, duke fotografuar madje edhe duke përshkruar për ndjekësit e vet në rrjetet sociale detaje të sigurisë së tyre.

Në dy raste, rusja që në Instagram poston nën emrin Lana Sator ka hyrë në bazën ajrore të Gjadrit dhe në bazën e nëndetëseve në Porto Palermo në qershor të 2020, duke kaluar me radhë të gjithë filtrat e sigurisë, që nga ata të vendosur për parandalimin e përhapjes së Covid, e deri te siguria e bazës.

Eksplorimi i këtyre bazave mund të jetë i rrezikshëm, sepse ka roje sigurie në territorin e bazës ajrore, por sapo të hyni brenda në bunker do të jeni të sigurtë”, shkruan rusja në përshkrimin e serisë së fotove që publikon.

Siç shihet nga këto foto, 33-vjeçarja e akuzuar si agjente ruse jo vetëm që ka hyrë brenda në bazën ajrore të Gjadrit, ku ruhen reliket e aviacionit luftarak shqiptar, por ka pasur kohë që edhe të shkrepë foto artistike, të mbikëqyrë të gjithë sigurinë e tuneleve nëntokësore, madje edhe të fotografojë me dronë pjesën e avionëve luftarakë që ndodhen jashtë tuneleve.

Edhe në Porto Palermo, ashtu si në Gjadër bën një përshkrim të bazës. Ashtu si në Gjadër, edhe këtu e dyshuara si spiune ruse gjen gjurmët kineze të ndërtimit të bazës.

r.k./Shqiptarja.com