Samarxhi: Kryepiskop Joani, i zgjedhur nga Perëndia për Fronin Kryepiskopal

1 / 13
2 / 13
3 / 13
4 / 13
5 / 13
6 / 13
7 / 13
8 / 13
9 / 13
10 / 13
11 / 13
12 / 13
13 / 13
4 Prill 2025, 19:18

Këmbanat thirrën hareshëm simfoninë e gëzimit të madh, të shtunën në fronëzimin e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërsië, Fortlumturisë tij, Joan. Simfonia triumfuese pushtoi jo vetëm qiellin dhe hapësirat e grigjës shqiptare, por edhe skaje të tjera të dheut. Tashmë ethet e Shoelit ishin sfiduar sërish. Paradoks i madh historie! Zoti sërish e mbajti premtimin, si dikur për kombin e lashtë dhe të parin që përqafoi kryqin, krishterimin. “Nga Jerusalemi e përqark deri në Iliri, kam shpallur plotësisht Ungjillin e Krishtit, siç thotë Pavli i Kombeve (Rom.15:19). Shën Pavli, apostull i parë që do të vinte të shkelte tokën tonë me këmbën e tij dhe goja e tij të fliste fjalët e ungjillit për paraardhësit tanë, fiset e Ilirisë, që Ptolemeu (168 para Krishtit) i quante Alban, të përhapte krishterimin siç e thotë ai në Shkrimin e Shenjtë.

I.M/Shqiptarja.com