S'deklaroi dënimin në Greqi, GJKKO dënon me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari!

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
25 Janar 2024, 20:43

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me 9 muaj burg për fshehjen e një dënimi në Greqi, në vitin 1999. Dënimi, i ulur në 6 muaj prej gjykimit të shkurtuar, iu konvertua në 150 orë punë në komunitet, ndërsa avokati i tij tha se dënimi i sotëm nuk ndikon në detyrën e tij në krye të bashkisë. Por nëse apeli, lë në fuqi vendimin, Hajdari rrezikon humbjen e mandatit.