Sekretet e akullit/ Ngrohja globale po zbulon, dhe kërcënon, artefaktet arkeologjike

Artefakte arkeologjike të gjendura në Norvegji si pasojë e shkrirjes së akujeve

1 / 7

Mumje shumëvjeçare e gjendur në Norvegji si pasojë e shkrirjes së akujeve

2 / 7

Artefakte arkeologjike të gjendura në Norvehji si pasojë e shkrirjes së akujeve

3 / 7

Artefakte arkeologjike të gjendura në Norvegji si pasojë e shkrirjes së akujeve

4 / 7

Artefakte arkeologjike të gjendura në Norvegji si pasojë e shkrirjes së akujeve

5 / 7

Artefakte arkeologjike të gjendura në Norvegji si pasojë e shkrirjes së akujeve

6 / 7

Arkeologët duke bërë kërkime për objekte arkeologjike

7 / 7
27 Shkurt 2019, 02:53

Që nga ndryshimet klimatike, rreth 3000 artefakte arkeologjike janë shfaqur në “vendin e Vikingëve” Norvegjinë Veriore. Shkrirja e akujve kanë zbuluar objekte mijravjeçare që dëshmojnë hitorinë madhështore të vendit. Gjithashtu shkrirja e akujve ka ka zbuluar peizazhe që nuk janë parë në më shumë se 10. 000 vite.

Arkeologët të mahnitur nga gjetjet ku mes tyre bëhet fjalë për, një tunikë hekuri, një shigjetë 1,500 vjeçare dhe një këpucë 3,400 vjeçare janë të shqetësuar se kilma që po ndryshon me shpejtësi po kërcënon të shkatërrojë gërmadhat e lashta para se arkeologët ta shohin kurrë.

Vibeke Vandrup Martens, arkeologe në Institutin norvegjez për kërkimin e trashëgimisë kulturore, shprehet se sapo një artefakt arkeologjik i ekspozohet oksigjenit dhe dritës së diellit, ajo do të fillojë të “shpërbëhet”.

Shumë prej akullnajave të Norvegjisë kanë përjetuar një rritje të shkrirjeve  në këtë shekull, të shkaktuara nga temperatura të ngrohta.