Koronavirusi ka ndryshuar rrjedhën e jetës së shumë personave.
Disa kanë zbuluar talente nnga qëndrimi mbyllur të tjerë po mësohen të përshtaten me jetën në një zonë të kufizuar.
Edhe arti i rrugës ka marrë një drejtim tjetër këto kohë, duke u përshtatur me situatën që po kalon i gjithë planeti.
Artistët nuk mund të qëndronin në shtëpi dhe të mos shprehnin sensibilizimin përmes mureve të mbushura me ngjyra dhe pamje frymëzuese në këto ditë të zymta.
Arti i rrugës ka gjithmonë një mesash për publikun, ku kësaj rradhe në qendër janë mjekët me superfuqinë e tyre në vijën e parë të rrezikut.
Muralet janë të pranishme në të gjithë botën që tregojnë personazhet tanë të preferuar të animuar me maska apo superheronjtë e famshëm me të cilët jemi rritur në trupin e mjekëve.












