SHBA: 800.000 dollarë për rindërtimin e monumenteve në Shqipëri

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
18 Prill 2020, 19:00

Ambasada Amerikane ka dhuruar rreth 800.000 dollarë për ruajtjen e monumenteve të kulturës në vend. Në kuadër të ditës Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, ka kontribuar për punë rimëkëmbëse dhe mbrojtëse në tre monumente të rëndësishme të kulturës atë në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

r.k./Shqiptarja.com