Pas, një relaksi në vendlindjen e bukur e magjepse Vlore, përsëri në llogore… Para dy muajsh, bashkërisht me Artan Shkrelin e Olti Muzakën, me kërkesën e tyre jemi ndodhur ne brendësi te Manastirit “San Nilo” në Grottaferrata, ku gjendet Muzeu i ndërtuar prej shekujsh, por i hapur këto ditë.
Miqtë e mirë, me shumë kualitet e kulturë, i shoqërova nëpër mjediset e çmuara të Muzeut. Ata, përpinin gjithçka që ju dilte përpara, shikonin me endje, lexonin, fotografonin e komentonin me njëri-tjetrin. I shikoja me vëmendje dhe ndjehesha krenar për këtë interesim.
Këta intelektualë të administratës shqiptare u zhyten ne kërkime, sepse iu interesonte te dinin gjithçka rreth atij materiali të bollshëm e me vlerë që ndodhej nëpër sallat e Muzeut. Ata, admironin statujat antike, mozaikët, arkitekturën e ndërtimeve, historinë antike&mesjetare që flisnin me gjuhën e fakteve. Pavarësisht se ne Muze asgjë s’i përkiste historisë sonë, Artani e Olti kishin interesa largpamëse, kërkonin të dinin për gjithçka. Qëndrimi me ta, ato pak orë më mbeti në kujtesë si një ndër takimet më të çmuara e mbresëlënëse …











