Shiti 14 lokomotiva për skrap, arrestohet dhe më pas lihet i lirë Ilir Dashi, kryetari i LSI për Tiranën

1 / 17
2 / 17
3 / 17
4 / 17
5 / 17
6 / 17
7 / 17
8 / 17
9 / 17
10 / 17
11 / 17
12 / 17
13 / 17
14 / 17
15 / 17
16 / 17
17 / 17
30 Tetor 2020, 13:10

Shitja për skrap të 14 lokomotivave që ishin magazinuar në stacionin hekurudhor të Prrenjasit, ka çuar në prangat e policisë Ilir Dashin, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Hekurudhës Shqiptare, njëherësh dhe kryetarin e LSI për qarkun e Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se Ilir Dashi është vënë në pranga në datën 19 tetor 2020, por askush nga policia dhe prokuroria nuk ka nxjerë lajmin për ndalimin e tij. Ka qënë prokuroria e Durrësit ajo që ka kryer hetimet për kontratën abuzive të shitjes së 14 lokomotivave për skrap, tek kompania “Al-Asfalt”, që administrohet nga biznesmeni Astrit Varaku.

Ilir Dashi, është arrestuar me vendim gjykate dhe izoluar në masën e “arrestit në shtëpi”, pasi prokuroria ka nisur çështje penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Por qëndrimi në shtëpi i zyrtarit të LSI në Tiranë, ka qëndruar vetëm pak ditë, pasi ka qënë sërisht prokuroria e Durrësit, ajo që i ka kërkuar gjykatës zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” për Ilir Dashin. Vendimi për lirimin nga “arresti shtëpiak” i Dashit është marë në 25 tetor 2020, ndërkohë aktualisht çështja penale kundër ish-drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhës vijon të jetë e hapur në prokurorinë e Durrësit.