Vlore- Policia e Vlorës ka arrestuar sot një 18-vjeçar nga Vlora dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, po ashtu ka shpallur në kërkim një të tretë. Të tre këta persona u pikasën një ditë më parë teksa tentonin të kryenin një grabitje në një banesë në lagjen "Bashkimi".
Policia e Vlorës bën me dije se bëhet fjalë për një grup hajdutësh autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në qytetin e Vlorës.
Nga kontrolli në banesat e tyre policia gjeti vegla pune për kryerjen e vjedhjeve si trança për prerjen e hekurave, kaçavida, pinca, çelësa si dhe veshje të përshtatshme për maskim.
Nga hetimet intensive të kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat policia ka bërë zbardhjen dhe dokumentimin e tyre .











