Shkelën rregullat tatimorë! I vihet kyçi restoranteve dhe hoteleve luksoze (FOTO)

1 / 11
2 / 11
3 / 11
4 / 11
5 / 11
6 / 11
7 / 11
8 / 11
9 / 11
10 / 11
11 / 11
21 Korrik 2019, 16:37

Vijon aksioni kundër informalitetit në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga bllokimi i disa restoranteve dhe hoteleve që kanë abuzuar me rregullat tatimorë.

Kreu i qeverisë i kujton bizneseve se duhet të regjistrohen dhe të lëshojnë kuponin tatimor pasi pasojat do të jenë të rënda.

"Stop informalitetit. Vijon në gjithë territorin kontrolli dhe bllokimi i subjekteve abuzuese. 
Regjistrohuni dhe lëshoni kuponin, sepse pasojat ligjore janë të rënda. Zero Tolerancë",
 shkruan Rama.