Shkodër. Fuoristradës së biznesmenit i thyejnë xhamat me shufër hekuri, mesazh në një letër (FOTO)

5 / 5
1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
1 / 5
25 Janar 2021, 10:18

SHKODËR- Mjeti i një biznesmeni nga Shkodra ka rënë pre e një sulmi. Makina tip “Tiguan” me targë AA 289 OA ngjyrë e bardhë është sulmuar në fshatin Hot i Ri pjesë e njësisë Rrethina të bashkisë Shkodër.

Mjeti është në pronësi të biznesmenit Nikolin Shqau. Makina ndodhej e parkuar përpara derës së shtëpisë të biznesmenit në Hot të Ri kur disa persona në mënyrë të papritur e kanë goditur mjetin, duke thyer xhamat dhe duke shkaktuar edhe disa dëme të tjera.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja brenda mjetit nuk ndodhej askush ndërsa edhe në rrugë nuk ka patur ndonjë kalimtar të rastit. Menjëherë përmes një sinjali pronari i mjetit ka kuptuar se diçka ka ndodhur dhe në momentin kur ka dalë jashtë ka parë makinën e dëmtuar.

Menjëherë ka njoftuar policinë vendore të Shkodrës dhe efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet pas kësaj ngjarje kriminale. Autorët e kësaj ngjarje e kanë goditur mjetin tip “Tiguan” të biznesmenit Shqau me një shufër hekuri duke thyer pjesë përpara ta xhamave, por edhe pjesën e pasme.