FOTO/Pasojat e sulmit amerikan në Siri, shkatërrime dhe njerëz që protestojnë

1 / 27
2 / 27
3 / 27
4 / 27
5 / 27
6 / 27
7 / 27
8 / 27
9 / 27
10 / 27
11 / 27
12 / 27
13 / 27
14 / 27
15 / 27
16 / 27
17 / 27
18 / 27
19 / 27
20 / 27
21 / 27
22 / 27
23 / 27
24 / 27
25 / 27
26 / 27
27 / 27
14 Prill 2018, 19:52

Sulmi i mëngjesit të sotëm nga SHBA, Anglia dhe Franca, u përkrah nga shumica e vendeve perëndimore edhe pse pjesa më e madhe e tyre nuk kishin marrë pjesë në këtë ndërhyrje ushtarake. Tashmë televizioni shtetëror sirian, ka publikuar pamjet e para pas sulmit të mëngjesit të sotëm.

103 raketa u lëshuan mëngjesin e ditës së sotme nga SHBA- ja, Franca dhe Anglia, si një mesazh për regjimin sirian se përdorimi i armëve kimike nuk do të tolerohej.

Televizioni shtetëror sirian, ka publikuar tashmë pamjet e para pas sulmit, ku mund të vërehen se si qendrat shkencore të kërkimit dhe prodhimit të armëve kimike të cilat kishin qenë në shënjestër të sulmit të SHBA-së dhe aletaëve, janë shkatërruar plotësisht.

Në shënjestër të sulmit ishin tre baza, dy në qytetin e Homes dhe një në Barzeh të Damaskut.

Ndërkohë dita e sotme në Siri, është shoqëruar edhe me protesta, ku mbështetës të regjimit të Assadit kanë mbushur rrugët e kryeqytetit sirian, me flamurë në duar dhe me portrete të presidentit Sirian.