Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në një dyqan në rrugën “Ymer Kurti” në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:10 të mëngjesit.
Report Tv ka mësuar se dyqani që iu vu shpërthimi ishte në pronësinë e shtetases Drita Lulo. Dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë rreth 200 gramë lëndë plasëse.
Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.Në momentin e shpërthimit në dyqan nuk ka patur njerëz.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 20.07.2018, rreth orës 02:10, në rrugën "Ymer Kurti ", në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, në pronësi të shtetases D. L., ka ndodhur një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse të llojit eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe saqrimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.