Shpërthim me telekomandë pallatit të gjyqtarëve

Foto nga vendi i ngjarjes. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

1 / 13

Policia në vendngjarje. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

2 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

3 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

4 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

5 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

6 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

7 / 13

Policia në vendngjarje. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

8 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

9 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

10 / 13

Policia në vendngjarje. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

11 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

12 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes. Foto A. Çakshiri/Shqiptarja.com

13 / 13
28 Shkurt 2019, 21:56

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një banesë pranë gjykatës së Tiranës në zonën e 'Vasil Shantos'.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se saktësisht shpërthimi ka ndodhur te pallati i gjyqtarëve dhe prokurorëve në rrugën “Mihal Popi” në banesën e Vasillaq Stavrit, i cili ka qenë shënjestër e atentatit.

Tritoli ka qenë vendosur në katin e dytë në derën e banesës, ndërsa shpërthimi ka qenë i fortë. Nga të dhënat e para mendohet se tek dera e objektivit ka qenë vendosur rreth 150 gr eksploziv.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, në pallatin ku ka ndodhur shpërthimi.

Shpërthimi është bërë me telekomandë, autorët mendohet se kanë qenë dy, ndërsa kanë shfrytëzuar errësirën për t'u larguar. Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

r.k./Shqiptarja.com