Shpërthim në Fushë Krujë, i vendoset eksploziv një ofiçinë (FOTO)

Ofiçina ku shpërtheu eksplozivi

1 / 11

Ofiçina ku shpërtheu eksplozivi

2 / 11

Ofiçina ku shpërtheu eksplozivi

3 / 11

Thyerja e xhamave nga eksplozivi

4 / 11

Dëmet nga eksplozivi

5 / 11

Ofiçina ku shpërtheu eksplozivi

6 / 11

Dëmet nga eksplozivi

7 / 11

Ofiçina ku shpërtheu eksplozivi

8 / 11

Dëmet nga eksplozivi

9 / 11

Ofiçina ku shpërtheu eksplozivi

10 / 11

Thyerja e xhamave nga eksplozivi

11 / 11
19 Prill 2019, 10:49

Një shpërthim tjetër me eksploziv është regjistruar rreth orës 03:00 në një ofiçinë në fshatin Kamberas në Fushë Krujë. Ofiçina është në pronësi të B.D. 36-vjec, ndërsa ndodhet në aksin Fushë Krujë-Krujë. Shpërthimi lëndës plasëse e cila mendohet se ka qenë rreth 200 gr tritol ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Dëmtime ka pasur çatia e ofiçinës, vetratat e dyerve e dritareve si dhe çatia e katit të dytë të një objekti ngjitur edhe ai në pronësi të B.D eksplozivi është hedhur mbi çatinë e ofiçinës.

Nuk dihen shkaqet apo arsyet e këtij akti pasi pronarët e ofiçinës njihen në komunitet si njerëz pa probleme. Ky është shpërthimi i dytë brenda një harku kohor prej 24 orësh në Fushë Krujë, pasi dje u vendos eksploziv në një mobilieri. Shpërthimet në Fushë Krujë janë bërë dicka e zakonshme, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e ngjarjeve janë zbardhur.