VLORË- Një shpërthim i fortë ka tronditur Lungomaren mesditën e kësaj të diele, ku i lënduar ka mbetur Indrit Sadedinaj 33 vjeç. Shpërthimi i cili dyshohet të jetë një atentat me eksploziv në makinë, ndodhi teksa i riu po qëndronte në grazhdin e shtëpisë së tij.
Si pasojë e shpërthimit, 33-vjeçari ka marrë plagë të rënda në gjymtyrë, ndërsa sipas informacioneve ai ndodhet në spital. Ishin banorët e lagjes të cilët të alarmuar nga incidenti kanë lajmëruar policinë.











