TIRANË- Nga dita e nesërme (e premte) në orën 06:00 deri të dielën në mesnatë do të pezullohet edhe qarkullimi i automjeteve private dhe taksive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë. Që do të thotë askush duk do të ketë mundësi për të lëvizur me makina private brenda për brenda këtyre qyteteve, të paktën deri të dielën në mesnatë, nëse nuk do të ketë një urdhër të dytë.
Një urdhër ky drastik, por shumë i domosdoshëm që u morr ditën e sotme nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend, pas konfirmimit të mbi 10 rasteve. Të vetmet automjete që do të lëvizim do të jenë autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra. Duke kërkuar ndjesë për një vendim të tillë, për shkak se prek shumë mijëra qytetar, kryeministri Edi Rama thekson se e gjitha bëhet për t'i mbrojtur ato në këtë betejë me një armik të padukshëm që tashmë ka hyrë i "paftuar" në vendin tonë.












