Shqipëria është shfaqur që në minutat e para të ndeshjes sulmuese ku dhe ka goditur shtyllën. Një rrëmujë në zonën e islandezëve nuk u shfrytëzua mirë nga Cikalleshi i cili goditi shtyllën në minutën e 11'.
Portieri Halldorsson në këtë rast të mirë për shqiptarët ishte thuajse i mposhtur por bomberi kavajas u nxitua duke goditur shtyllën e majtë dhe topi më pas përfundoi jashtë. Nuk nungoi ovacioni dëshpërues i tifozëve të shumtë shqiptarë në Elbasan Arena.












