Shqiptarët shpalosin flamurin kuq e zi në ballkone në shenjë solidarizmi për koronavirusin

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
14 Mars 2020, 15:21

Ndërsa në Kinë rastet e të prekurve sa vijnë e pakësohen, Italia po përballet me vdekjet më të shumta të ditëve të fundit.

Kurse në Shqipëri numri I të prekurve ka shkuar në 38 që pas natës së 8 marsit ku u konfirmua pacienti zero.

Tashmë I gjithë vendi ndodhet në shtetrrethim dhe nuk lejohet lëvizja e njerëzve pa pasur një arsye madhore.

Nga shtëpitë e tyre disa banorë të pallateve kanë shprehur solidarizimin e tyre duke shpalosur flamurin kuq e zi në ballkon.

Të izoluar brenda në shtëpi ata kanë treguar shembull dhe mbështetje me anë të simbolit tonë kombëtar.

Banorët e Napolit, kanë qenë të parët që shpalosën flamurët tringjyrësh në ballkonet e tyre nën ritmet e këngëve.