Si sot 2 vite më parë Papa Françesku shenjtëroi Nënë Terezën

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja në ceremoninë në Vatikan

1 / 9

Lorik Cana dhe Rita Ora në koncertin e zhvilluar në Vatikan

2 / 9

Shkëlzen Doli në koncertin e zhvilluar në Vatikan

3 / 9

Artistët shqiptarë në koncertin e zhvilluar në Vatikan

4 / 9

Sopranoja Ermonela Jaho dhe artistë të tjerë në koncertin e zhvilluar në Vatikan

5 / 9

Sopranoja Ermonela Jaho në koncertin e zhvilluar në Vatikan

6 / 9

Sopranoja Inva Mula në koncertin e zhvilluar në Vatikan

7 / 9

Ilir Meta e Jozefina Topalli në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës

8 / 9

Nënë Tereza

9 / 9
4 Shtator 2018, 11:59

Si sot dy vite më parë, në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, e shpalli Nënë Terezën “ShënTereza e Kalkutës”.  Në ceremoni morën pjesë mijëra pelegrinë, që mbushën sheshin qendror të kësaj selie.4 shtatori, ishte dita kur politika shqiptare u bë bashkë në Vatikan, për të ndjekur ceremonë e shenjtërimit të shqiptares që përhapi shpresën dhe paqen në botë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, Ilir Meta, kryetar Kuvendi asokohe, e presidenti Nishani ishin disa nga politikanët shqiptarë të cilët morën pjesë në ceremoni.

Nuk munguan artistët shqiptarë,  që morën pjesë në koncertin në vigjilje të shenjtërimit, më datë 3 shtator 2016, si Rita Ora, Lorik Cana, Shkëlzen Doli, Ermonela Jaho e Inva Mula.

b.ha./Shqiptarja.com