Skadimi i kartave të identitetit/ Dyndje në zyrat e Gjendjeve Civile

Rradha në Gjendjen Civile

1 / 5

Rradha në Gjendjen Civile

2 / 5

Rradha në Gjendjen Civile

3 / 5

Rradha në Gjendjen Civile

4 / 5

Rradha në Gjendjen Civile

5 / 5
15 Janar 2019, 19:13

1.4 milion karta identiteti skadojnë ndërsa qendrat e aplikimit janë dyndur nga qytetarët, që presin radhën për të rinovuar mjetin e tyre të identifikimit. Situata më e rënduar paraqitet në Njësinë nr 5 në Tiranë, pasi sipas qytetarëve vijnë edhe banorë të njësive të tjera, ndërsa punojnë vetëm 2 sportele. 

“Vetëm lagjia 5 është 105 mijë banorë, ky ka sjellë nga lagjia 2 dhe 1, ne nuk kemi asnjë detyrim. Kemi 8 orë që presim. Pse punojnë 2 veta, duhet të punojnë më”, shprehet për Report Tv një qytetar. Tjetër shqetësim për ta është dhe fakti se nëpër këto qendra funksionon me lista. Qytetarët të cilët kanë numrin përkatës, duhet të presin për orë të tëra dhe të mos mbarojnë punë, nëse nuk ka mbaruar procedura për numrin parardhës. 

“Unë e kam të shënuar në orën 9 emrin, jam 250, të hiqet lista dhe të vijnë njerëzit të mbajnë rradhën. Numrin e kam 145 në oren 8:30 dhe ka hyrë vetëm numri 100”, thotë një qytetar. 

E njëjta panoramë, paraqitet edhe në Njësinë Administrative nr 3 në Tiranë. Të moshuar të sëmurë, nëna me fëmijë të vegjël presin presin prej orësh në radhë në këtë njësi që funksionon vetëm me një sportel. Ndërsa punonjësit e sporteleve nuk pranojnë të japin asnjë sqarim. Për shkak të fluksit të aplikimeve për karta identiteti, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë.

 

Më herët në një deklaratë për shtyp, ministria e Brendshme ka ftuar qytetarët që të aplikojnë për kartën e identitetit, ndryshe institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve.