Skënderbeu dy humbje radhazi, Teuta fitore minimale në shtëpi! Durrsakët harrojnë humbjen tenistike

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
19 Shtator 2023, 17:24

Në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, Teuta fitoi 1-0 kundër Skënderbeut, po për javën e katërt në Superligë. Ndeshja u vendos nga goli i Ergis Arifit në minutën e 25-të. Djaloshi 16-vjeçar e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke ia shpërblyer besimin Diego Longos. Megjithë rastet e ndeshjes, skuadrat nuk prodhuan më gola, me Skënderbeun që merr humbjen e dytë radhazi në transfertë. Nga ana tjetër, Teuta harron humbjen tenistike 6-1 në Laç, duke marrë tri pikë.

KT/Shqiptarja.com