Skuadra e përbashkët Italo - Shqiptare godet 4 banda të trafikut të drogës (FOTO nga operacioni)

Antarët e një prej bandave duke u survejuar nga policia

1 / 12

Droga e sekuestruar bandave

2 / 12

Policia italiane vëzhgim gjatë aksionit

3 / 12

Droga e sekuestruar bandave

4 / 12

Droga e sekuestruar bandave

5 / 12

Euro të sekuestruara bandave

6 / 12

Arrestimet e anëtarëve të bandave

7 / 12

Arrestimet e anëtarëve të bandave

8 / 12

Arrestimet e anëtarëve të bandave

9 / 12

Arrestimet e anëtarëve të bandave

10 / 12

Arrestimet e anëtarëve të bandave

11 / 12

Video konferenca e policisë, prokurorisë shqiptare dhe antimafias italiane

12 / 12
12 Shkurt 2019, 14:02

Policia italiane në bashkëpunim me palën shqiptare kanë goditur katër grupe kriminale të trafikut të drogës në të dyja anët e Adriatikut duke lëshuar 27 urdhër arreste, 21 për shqiptarë dhe 6 për italianë. Deri tani janë prangosur 20 persona, ndërsa në kërkim janë 7 të tjerë.

Gjashtë shqiptarë u arrestuan në Vlorë, gjashtë në Itali, një është në burg në Shqipëri (i kapur në 2017) dhe tjetri në Malin e Zi, ndërsa shtatë janë në kërkim duke e dërguar numrin në 21. Përsa i përket italianëve që janë të përfshirë, katër janë arrestuar sot përtej Adriatikut, ndërsa dy janë në burg në Shqipëri, pasi u kapën në 2017.

Operacioni 'Lulet e Pranverës' ka qenë i shtrirë në Shqipëri në disa qytete, në Durrës, Vlorë dhe në Lezhë, ndësa janë dokumentuar katër raste të trafikut. Gjithsej janë sekuestruar në të dyja vendet mbi 3.3 ton kanabis. Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi. Hetimet kanë zgjatur dy vite.

Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali. Droga nga Shqipëria trafikohej drejt Italisë duke u shpërndarë më pas në vendet e tjera të Europës, mes të cilave në Gjermani e Zvicër. Grupet kriminale bazën e kishin në Lecce. Në operacion u angazhuan mbi 100 efektivë.