Skulptori shqiptar që ‘pushtoi’ sheshet e Europës dhe Amerikës ‘transformon’ Zogun e Zi

Vepër e skulptorit Helidon Xhixha

1 / 9

Vepër e skulptorit Helidon Xhixha

2 / 9

Skulptori me famë botërore Helidon Xhixha

3 / 9

Vepër e skulptorit Helidon Xhixha

4 / 9

Skulptori me famë botërore Helidon Xhixha

5 / 9

Skulptori me famë botërore Helidon Xhixha

6 / 9

Skulptori me famë botërore Helidon Xhixha

7 / 9

Vepër e skulptorit Helidon Xhixha

8 / 9

Vepër e skulptorit Helidon Xhixha në sheshin ''Zogu i Zi''

9 / 9
13 Tetor 2018, 22:28

Një skulpturë e Helidon Xhixhës, një nga artistët më të njohur shqiptarë dhe më të kërkuar në Evropë dhe Amerikë, është vendosur tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi në Tiranë. Skulptura e krijuar nga Xhixho ndodhet në Tiranë, duke ofruar një tjetër pamje për kryeqytetasit në një nga zonat më të populluara në qytet. Shqiptarja.com ju sjell një video nga Zogu i Zi, ku shihet kjo vepër arti e Xhixhës.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në prezantimin e projektit të ri për rrethrrotullimin tek Zogu i Zi, ka thënë se projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndërrohen sipas stinëve.

Kush është Helidon Xhixha, skulptori shqiptar që ka pushtuar sheshet e kryeqyteteve botërore

Helidon Xhixha, është një nga skulptorët më të kërkuar në Evropë, SHBA, Amerikë Latine dhe Lindje e Mesme.

Punët e tij janë prezantuar në sheshet më të njohura të Evropës, ku dallojnë format abstrakte prej çeliku të pandryshkshëm. Xhixho ka vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe më pas është transferuar në Itali. Më pas në vitin 1998, ai ka shkuar në Londër ku ka vazhduar Universitetin Kingston, ku ka përvetësuar mësë miri teknikën e gdhendjes, skulpturës dhe fotografisë. Gjithashtu, Xhixha mbahet mend mend edhe për skulpturën e tij gjigante “Kalin” e Ferrarit, rreth 5 metra të lartë e 800 kg të rëndë, të cilën e realizoi në 2003-shin. Këtë skulpturë ia dhuroi komunës së Maranellos në shenjë të pasionit të tij si ferrarist.

Në vitin 2015, ai ka marrë pjesë në Bienalen e Venecias me veprën “Iceberg”. Ai e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali. Xhixha ka gdhendur vepra arti edhe për qiellgërvishtësen “Muza” në Florida.

b.ha./Shqiptarja.com