Socialistët rezultojnë të jenë më të preferuar në qytetet më të mëdha të vendit. Referuar sondazheve të emisionit Repolitix në Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën votuesit në Tiranë i japin fitoren PS me 18 mandate me një diferencë prej 7 mandatesh krahasuar me PD. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, demokratët do të merrnin 4 mandate më pak se 2021. Në këto zgjedhje hyjnë në lojë partitë e reja që mund të rrëmbejnë deri në 8 mandate.









