Sondazhi në Report Tv/ PS merr 9 mandate në Elbasan, PD humbet 1! Berishës i ikën edhe 1 deputet në Berat, në Fier ruajnë rezultatin e 2021

1 / 11
2 / 11
3 / 11
4 / 11
5 / 11
6 / 11
7 / 11
8 / 11
9 / 11
10 / 11
11 / 11
8 Janar, 22:36

Në Report Tv po transmetohet sondazhi në Repolitix, për qarqet më të rëndësishme të jugut në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. Nëse zgjedhjet parlamentare të 2025 do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të siguronte 9 mandate nga qarku i Elbasanit, ndërsa Partina Demokratika, merr 5 mandate, duke humbur 1. Në total, në këtë qark PS do merrte 56.1% të votave të shqiptarëve, të atyre që jetojnë në vendin tonë dhe diasporës. 

Në qarkun e Fierit, PS dhe PD ruajnë ekzaktësisht të njëjtat mandate si në zgjedhjet e 2021, konkretisht 9 dhe 6. Surprizë mund të konsiderohet 1 mandat që shkon për partitë e reja, në ndryshim nga viti 2021, kur ky mandat u mor nga partitë e tjera të vjetra.

Berisha humb edhe 1 mandat në qarkun e Beratit, ku në vitin 2021 morën 2 deputetë. Kryesocialisti Rama do të siguronte 60.2% të votave, që do të përkthehej në 6 mandate.

E.B/Shqiptarja.com