Sot shënohen 24 vite nga Tragjedia e Otrantos e ndodhur më 28 mars 1997, ku anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane. Në bordin e anijes ishin 142 persona, nga ku 81 humbën jetën dhe vetëm 61 mundën të mbijetonin. Nga viktimat, 24 trupa nuk u arritën të gjendeshin kurrë.
Eksodi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë kishte kohë që kishte nisur dhe në vitet e trazuara të 1997 largimet me anije ishin të shpeshta drejt vendit fqinj. Për të shmangur hyrjen ilegale të emigrantëve, forcat detare italiane proceduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar anijen, por gjatë proceduarës anija italiane 'Sibilla' u përplas me 'Katrin e Radës' duke e mbytur atë.
Kjo ngjarje historike u kujtuar edhe nga ish zv.komandati i Forcave Detare, Artur Meçollari, i cili shprehet se Flota Luftarake Shqiptare ka pasur 4 anija si “Katri i Radës” dhe sot ka mbetur vetëm një, tepër e dëmtuar dhe në gjendje të mbytur në Raguza 2, Karaburun.
Ai shkruan se ajo mund të nxirret dhe të vendoset si monument në Vlorë në nderit të 81 jetëve të humb ura në këtë tragjedi.