Sot devijohet lëvizja te ish- sheshi 'Shqiponja'! Më shumë trafik në hyrje të Tiranës! (FOTO)

1 / 20
2 / 20
3 / 20
4 / 20
5 / 20
6 / 20
7 / 20
8 / 20
9 / 20
10 / 20
11 / 20
12 / 20
13 / 20
14 / 20
15 / 20
16 / 20
17 / 20
18 / 20
19 / 20
20 / 20
26 Tetor 2020, 14:37

TIRANË- Kjo e hënë për shoferët që duan të dalin apo të vijnë drejt qytetit i ka bërë të jenë paksa të konfuzuar mbi rrugën që duan të përshkojnë! Kjo sepse nga sot, 26 tetor 2020, ka nisur devijimi i trafikut për shkak të punimeve që bëhen për 'Unazën e Madhe'.

Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka raportuar live nga ish- sheshi "Shqiponja", ku shihet që nuk ka pasur një trafik të rënduar në këtë zonë, që prej kohësh ishte shndërruar në një gangrenë për të gjithë qytetarët.

Më shumë trafik ka pasur për makina që vijnë drejt Tiranës, ku vështirësi ka pasur edhe për ambulancën që të kalojë. Siç shihet në videon e Report Tv, ambulanca ka pasur vështirësi në qarkullim, por nuk është bllokuar totalisht, ku automjetet kanë arritur që t'i hapin rrugën me aq sa kanë mundur.

Ajo që është më problematike është mungesa e vijave të bardha, ku qytetarët për mikrofonin e Report Tv thonë se kanë frikë, por janë të detyruar të kalojnë për në anën tjetër të rrugës në mes të makinave.

"Kemi shumë frikë, ishim në punë, tani do ikim. S'ka vija të bardha, do punosh të hash", tha një qytetare. Kamera e Report Tv kapi edhe një moment të një këmbësoreje e cila është detyruar që të kthehet disa herë pas sepse asnjë nga makinat nuk ia hapi rrugën.

Kjo situatë do të vijojë për 4 muaj, periudhë e cila përkon edhe me përfundimin e punimeve.