Ssherri në Korçë, nipi godet me mjete të forta tezen dhe burrin e saj, 3 të plagosur (FOTO)

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
4 Maj 2020, 13:10

Një sherr mes nipit, tezes dhe burri të saj në Korçë, ka lënë të plagosur këtë të fundit. Autori Ilia Jani 20 vjeç, i cili sipas burimeve është më probleme mendore, ka goditur me mjete të forta Arber Lekën, që edhe ka mbetur i plagosur.

Gjithsesi si pasojë e përfshirjes në këtë konflikt, të tre personat janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, me Ilian që ka shkuar në shtëpinë e tezes së tij, Ditera Leka 60 vjeç, dhe është konfliktuar me të dy, ku më i dëmtuar ka mbetur Arbeni, bashkëshorti 68-vjeçar i Diteras.

“Nuk e di përse ndodhi, por dëgjuam zhurmën. Ishte nipi i tyre, ne e njohim familjen e tyre. Nuk e di nëse vuan nga problemet mendore, ndoshta është bërë tani s’e i ka vdekur e ëma. Gruaja dhe bashkëshorti kane qenë pa asnjë problem. Ai që i kishte plagosur ishte gjak nga duart, i kishte plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi në shtëpi, ndërsa djali i tyre nuk ishte në shtëpi. Vajzën e kanë jashtë shtetit.

b.ha./Shqiptarja.com